Eksperti i sigurisë kibernetike hedh dyshime për skemë piramidale me kriptovaluta në Prishtinë

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka ngritur dyshimet se në Prishtinë është një skemë mashtruese ku, sipas tij, njerëzit po mbajnë punëtori për të promovuar forma fitimi që Hoxhaj i cilëson “skemë piramidale”.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Hoxhaj ka thënë se persona të ndryshëm futen me një skemë investojnë në të dhe të tentojnë të fusin edhe persona të tretë që të përfitojnë nga ta.

“Unë dyshoj se kemi një skemë mashtruese në Prishtinë, mbahen punëtori për të promovuar një formë të fitimit, e cila për mua është skemë e pastër piramidale. Psh unë futem në një skemë, investoj në të dhe të fus persona tjerë, ata të investojnë, unë marr fitim nga ta. Janë duke mbajtur workshope duke trajnuar njerëzit si të fusin edhe persona të tretë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se mashtrimi me kriptovaluta është duke lulëzuar. Sipas tij, shumica e viktimave janë shtetas kosovarë, të cilët, sipas tij, janë kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë.

“Realisht mashtrimet me kriptovaluta janë duke lulëzuar, mashtrimi ndërkombëtar ku shumë viktima janë shtetas kosovarë, kemi kopjues të mashtruesve ndërkombëtarë, qytetarët mashtrohen me oferta jashtëzakonisht të bukura që të investojnë në kriptovaluta. “, ka vijuar ai.

Sipas Hoxhajt, personat përmes këtyre mashtrimeve tentojnë të shfrytëzojnë lakminë e personave për të përfituar shpejt e në shumë raste viktimat janë ata që më së paku kuptojnë në fushën e teknologjisë.

“Nuk ka përfitime të shpejta. Janë duke tentuar të shfrytëzojnë lakminë e personave për të përfituar shpejt, viktimat janë ata që më së paku kuptojnë. Njerëzit kanë dëshirë që të fitojnë shpejt pa punuar. Askund nuk është lehtë të fitohet”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndryshe, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar pesë përsona, njëri prej tyre zyrtar i Shërbimit Korrektues nën dyshimet për mashtrim me “Bitcoin” ndërkohë dy të tjerë janë në kërkim.

Bastisjet janë kryer në pesë lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë e Viti.

Ndërkaq, sot është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika