Një agjent i FSB-së ruse është arrestuar nga autoritetet franceze në Paris, pas dyshimeve se po bënte plane për t’i “destabilizuar” Lojërat Olimpike që po mbahen atje.
Sipas disa shërbimeve të inteligjencës evropiane, në shtëpinë e tij u gjet një hartë e një njësie elitare të forcave speciale ruse, që vepronte nën komandën e FSB-së.
E përditshmja franceze “Le Monde” shkruan se të martën, më 23 korrik, u hap një hetim gjyqësor për “inteligjencë e huaj me qëllim provokimin e armiqësive në Francë”, një krim që dënohet me 30 vjet burg.
I dyshuari u padit në të njëjtën ditë dhe iu caktua masa e paraburgimit.