Isufi për Qeverinë Kurti: Më e dobëta që nga paslufta

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e cilësuar si udhëheqjen më të dobët që nga paslufta

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e cilësuar si udhëheqjen më të dobët që nga paslufta.

Në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Isufi tha se Qeveria Kurti ka dështuar në aspektin ekonomik dhe në diplomacinë e jashtme.

“Nëse matet me rezultatet, konsideroj që nëse ka pasur një Qeveri që mund të vlerësohet si më e dobëta në krejt udhëheqjet e pasluftës, e konsideroj që është kjo Qeveri. Për shkak se nuk është ndryshuar gjendja e qytetarëve të Kosovës, madje është vështirësuar ajo”, ka thënë Isufi.

Ai theksoi se inflacioni, rritja e çmimeve, mosngritja e pagave dhe largimi i të rinjve nga vendi janë tregues të qartë se Kosova është duke rënë ekonomikisht. Isufi gjithashtu kritikoi qeverinë për mungesën e përparimit në politikën e jashtme.

“Duke pasur parasysh inflacionin, rritjen e çmimeve, mosngritjen e pagave, dalje e të rinjve prej vendit i cili fluks nuk po ndalke, që tregon që Kosova në aspektin ekonomik është duke rënë, dhe po ashtu në politikën e jashtme kemi një degradim të kësaj politike. Pasi nuk kemi asnjë njohje, asnjë inkuadrim në organizatat ndërkombëtare, po ashtu një paraqitje e zbehtë para politikës së jashtme”, ka thënë Isufi në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe në integrimin e serbëve të veriut.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika