Rilind Gërvalla e pranon se ia dërgoi linkun e lajmit të ‘Sloboda Bosna’-s redaktorit të lajmeve të RTK-së: Asnjëherë s’i kam thënë bëje

Rilind Gërvalla, drejtor i ri i RTK-së

Redaktori i edicionit të Lajmeve Qendrore të RTK-së më 22.07.2024, Jeton Musliu, ka dalë me deklaratë publike duke thënë se linku i lajmit të “Sloboda Bosna”-s iu dërgua nga drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla. Musliu ka thënë se insistoi që ky lajm të mos publikohet, por u përball me presione. Drejtori Rilind Gërvalla për KALLXO.com ka pranuar se ia ka dërguar linkun Musliut, por ai ka refuzuar të ketë ushtruar presion për publikimin e tij.

“Në RTK ka hierarki. Drejtori ka përgjegjësitë e veta programore për çdo sekond që transmetohet. Linkun ia kam dhënë, pos asnjeherë s’i kam thënë bëje, as s’ka asnjë lloj presioni asnjëherë nga unë. Presioni ndaj redaktorëve është stisje dhe gënjeshtër. Ne nuk kemi debatuar. Lajmi i ‘Slobodna Bosna’ ka qenë publik. Mua më vjen keq që një i dënuar për shpifje vazhdoka të njejtën gjë” – deklaroi me shkrim Gërvalla.

Kjo përgjigje e Gërvallës erdhi pas deklarimit publik të redaktorit të Lajmeve Qendrore të RTK-së, Jeton Musliu, lidhur me publikimin e një raporti të marrë nga media boshnjake « Slobodna Bosna », i cili etiketonte dy portale kosovare.

Lidhur me publikimin e artikullit të mediumit nga Bosnja e Hercegovina në portalin rtklive dhe më pas në edicionin e lajmeve të RTK-së ka pasur reagime të shumta.

Kjo situatë ka shtyrë bordin e RTK-së të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme, gjatë së cilës është marrë vendim të formohet një komision profesional, për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të marrë masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika