Gazetari i “Slobodna Bosnas” fshehët pas burimeve, s’jep fakte për artikullin ku sulmohen mediat në Kosovë

Ditë më parë mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, e publikoi një artikull, ku ndër të tjera sulmoheshin mediumet si “Nacionale” e “Periskopi” të cilat akuzoheshin se financohen nga Serbia.

Për të sqaruar këtë çështje “Debat Plus” kërkoi sqarime nga ky medium dhe po ashtu fakte për pretendimet e tyre.

Në një përgjigje nga Mario Ilçiq, gazetar i mediumit në fjalë thuhet se nuk mund t’i zbulojë burimet porse i besojnë atyre.

Në tërë përgjigjen e tij gazetari Ilçiq nuk e ofroi asnjë fakt për pretendimet e tyre se dy mediumet nga Kosova paguhen nga Serbia.

“Ne nuk do t’jua zbulojmë burimet, por i besojmë absolutisht burimeve tona, sepse nëse nuk do të kishim informacion të besueshëm, nuk do të publikonim as një artikull për mediat në rajon që janë nën vëzhgimin e regjimit të Vuçiqit. .

Është interesante se si këto media kanë reaguar menjëherë ndaj shkrimit tonë duke kontaktuar një person të besuar në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili ka pasqyruar mediat tona dhe pas vetëm pak minutash ai tekst është përkthyer dhe transmetuar në Kosovo Online, një tjetër media nën vëzhgimin e Vuçiqit. Në fund të fundit, ai person tha për mediat tona se deklaratat e tij për mediat e Kosovës ishin të sajuara dhe të shtrembëruara, dhe pikërisht kështu u ekspozua matrica me të cilën media e Vuçiqit ka vepruar me vite ndaj Bosnjës së Lirë dhe të gjithë kritikëve të regjimit të Vuçiqit.

Nuk ka qenë qëllimi ynë që të provokojmë përleshje politike në Kosovë mes palëve kundërshtare, për të cilat përgjegjësia duhet të kërkohet nga politikanët atje”, ka thënë ai.

Kësaj përgjigje e cila u publikua në “Debat Plus”, i reagoi gazetari Astrit Gashi, i cili tha se ajo nuk ofron asnjë fakt.

Sipas tij një medium nuk duhet të bazohet në burime nëse ajo informatë nuk konfirmohet.

“Ai ka thënë fakte nuk kam por e kam një burim. Faktin e ka shndërru në burim. Ky është gabim elementar. Burimi ta jep informatën e mediumi duhet me konfirmu atë informatë nëse është faktike. Nuk mundesh me u thirrë vetëm në burim… Çka të ofrojnë burimet nuk i qet, 90% të burimeve janë rrena”, tha ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika