Analisti politik, Dibran Hoxha, e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se për qëllime të saja e ka shndërruar mediumin publik RTK, në mjet propagande.
Hoxha, në “Debat Plus”, tha se është gabim që të anatemohet çdokush që e kundërshton Qeverinë.
“Çka kanë bërë këta, e kanë shndërru në mjet propagande përvete. Më vjen keq që disa persona, prej kreut të VV-së e teposhtë… Kur t’i vendos me i përcaktu ato pozita, kjo tregon që të gjitha idetë socialdemokrate janë shterpe. Ke vendos persona në institucione publike për me na dëshmu neve që institucionet publike janë destinu me dështu”, tha ai.