Avokati Arianit Koci, i cili po përpiqet të kthejë trupin e Faton Hajzirit në Kosovë, ka ndarë një rrëfim nga vizita e tij në Serbi, se si është pritur nga zyrtarët serbë.
Gjatë qëndrimit në Loznicë, Koci ka thënë se zyrtari i morgut u habit nga prania e tij dhe tregoi nervozizëm të dukshëm.
“Pavarësisht përpjekjeve të mia për të qenë i kujdesshëm dhe profesional, zyrtari nuk e fshehu nervozizmin e tij”, ka theksuar Koci.
Koci ka thënë se ai e kishte njohur policin e vrarë.
“Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg!”, i kishte thënë ai avokatit Koci.
Në stacionin e policisë, një oficer serb, sipas avokatit Koci, e kishte pritur atë me fjalë kërcënuese, duke thënë, “Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhur këtu.”
Koci ka thënë se ndërsa fliste me shefin e ndërrimit të stacionit, vuri re se ishte i rrethuar nga shumë policë.
“Iu shpjegova rolin tim si avokat dhe i dorëzova dokumentet e Faton Hajrizit”, ka thënë Koci në një postim në Facebook.
“Askush nuk më tha që jam i arrestuar, por ishte e qartë: tani më nuk mund ta lëshoja stacionin e policisë, deri në urdhrin e radhës”.
Pas disa orësh, sipas tij, oficeri e përcolli atë deri te vetura, duke i thënë se pjesa tjetër e procedurave duhet të kryhet në Beograd.
Koci ka njoftuar se çështja e kthimit të trupit të Fatonit është në rrugë të mbarë dhe se është vetëm çështje kohe dhe procedurash.
“Mediat serbe po helmojnë popullin me nacionalizëm, primitivizëm dhe folklorizëm patriotik”, ka shtuar ai.
Avokati Koci mbërrin në Serbi, konfirmon se e gjeti vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit