Ukraina thotë se ka zmbrapsur sulme ruse në katër rajone

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia ka deklaruar se ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas në rajonet e Rostovit dhe Kurskut

Ushtarët ukrainas hipin në majë të një APC në vijën e frontit në rajonin e Luhansk, Ukrainë, 21 maj 2023. (AP Photo/Libkos)

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone të Ukrainës në orët e para të 26 korrikut.

Kështu njoftoi forca ajrore ukrainase, e cila ka thënë se sulmet u kryen në rajonet e Hersonit, Sumit, Zhitomir dhe Çernihivit.

Sulmet e reja ruse ndodhën një ditë pasi Moska sulmoi instilacione në portin ukrainas të Izmajilit në lumin Danub, afër kufirit të shtetit anëtar të NATO-s, Rumanisë.

Kjo nxiti NATO-n që të aktivizonte avionët luftarakë F-18 për të monitoruar situatën.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, ka deklaruar se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas, katër mbi rajonin e Rostovit dhe dy mbi atë të Kurskut, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, e sulmon shtetin fqinj me armë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë kundërajrore.

Pavarësisht dëshmive të shumta, udhëheqja ruse mohon se ushtria e saj sulmon caqet civile në qytetet dhe fshatrat ukrainase, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika