Një veturë me targa të huaja është ndaluar gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë – Serbi.
Drejtuesi i veturës, shtetas i Serbisë, është ndaluar për verifikim të dokumenteve dhe të veturës.
Gjatë kontrollit, sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, janë zbuluar mallra ushqimore që dyshohen për kontrabandë.
“Leposaviq / 25.07.2024 – 06:30. Gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë-Serbi është ndaluar vetura me targa të huaja dhe drejtuesi mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe të veturës, në veturë janë vërejtur mallra ushqimore të dyshuara për kontrabanim”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Sipas njoftimit, pas intervistimit të drejtuesit dhe shqyrtimit të dokumenteve, prokurori ka vendosur të lirojë të dyshuarin dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.