Konjufca dhe Bislimi me ministra bëjnë homazhe te lapidari i policëve të rënë në detyrë

Në një ceremoni të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit Gluak Konjufca me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla nderuan heroizmin dhe sakrificën e policëve të rënë në krye të detyrës

Homazhe janë bërë pranë lapidarit të policëve të rënë në krye të detyrës – që gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Nga zyrtarët shtetërorë kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Donika Gërvalla ka thënë se falë përkushtimit dhe profesionalizmit dhe vendosmërisë së Policisë së Kosovës, vendi është sot më e sigurt dhe më sovrane.

Po ashtu, ajo ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e Enver Zymerit dhe e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, janë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne.

Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë, organizohen gara profesionale të kërcimit në Ujman

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika