Bajraktari për hallkat elektronike: Vendim i duhur, do të kemi parandalim të dhunës e vrasjeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar të enjten se dhunuesit do të monitorohen me hallka elektronike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se tani mbikëqyrja do të jetë më e lehtë e se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës.

Avokati Ardian Bajraktari e aktivistja Neri Ferizi, këtë vendim e kanë quajtur “hap të sukseshëm”, duke thënë se do të bëhet parandalimi i vrasjeve dhe fenomeni i dhunës në familje.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, aktivistja Ferizi ka thënë se ndonëse hap i vonuar, marrja e këtij vendimi do të shërbejë që dhuna ndaj grave të parandalohet.

“Kur flasim për dhunues që janë liruar me procedurë të rregullt, sidomos në Kosovë, po ndodh shpesh, ose recidivistë, që kemi pasë shumë shpesh, po u hakmerren gruas për shkak se i lajmëron në polici, p.sh. gruaja që është vrarë në oborrin e spitalit, ka pasë urdhërmbrojtje dhe prapë ndodhi vrasja. Ky vendim është hap i madh, është dashur të merret më herët. Besoj dhe shpresoj që do të ndalë numrin e vrasjeve, dhunimeve”, ka deklaruar Ferizi.

Në anën tjetër, avokati Bajraktari ka thënë se teknikisht një gjë e tillë nënkupton personit të cilit me vendim të gjykatës i caktohet të mos i afrohet viktimës, atëherë përmes hallkave elektronike i bie që nëse del nga zona e lejuar i jepet sinjal organit përgjegjës.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë, ndonëse i vonuar. Për faktin se mbikëqyrja elektronike nënkupton realizimin e disa vendimeve të gjykatës për disa kategori. Ka të bëjë me ekzekutimin e urdhërit mbrojtës, teknikisht një gjë e tillë nënkupton personit të cilit me vendim të gjykatës i caktohet të mos i afrohet viktimës, nëse del nga zona e lejuar, i jep sinjal organit përgjegjës. Pamundësia e realizimit të këtij procesi ka qenë i pajustifikueshëm, janë thirrur në pamundësinë e mjeteve financiare, do të ketë shqiptim të masave alternative përvec paraburgimit, do të ndikojë jashtëzakonisht në parandalimin e fenomenit të dhunës në familje që është në përmasa të mëdha”, ka theksuar Bajraktari.

Ndryshe, dje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratën, e cila mundëson posedimin e hallkave elektronike.

“Hallkat elektronike po bëhen .Më 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike, por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte. Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruajë kontratën me Operatorin Ekonomik, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikqyrjen Elektronike”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, tashmë vajzat dhe gratë viktima të dhunës do të jenë më të sigurta.

“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika