Raportohet se një alpinist nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Valbonës

Ilustrim

Top Channel raporton se një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë të premten.

Sipas raportimeve, alpinisti nga Kosova është rrëzuar në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor për çka është e pamundur nxjerrja e trupit përmes helikopterit.

Është kërkuar ndihma e grupit “Alpinistët nga Kosova” për ta nxjerrë trupin.

“OPERACION ! Një ekipë e ShKShMK sapo ka filluar një operacion të ndërlikuar të Kërkim-Shpëtimit në zonën e Valbonës. Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, thuhej në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika