Kosova ka parakaluar në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024, teksa sportistët kosovarë parakaluan me një varkë në lumin Sena.
Ceremonia madhështore shënon fillimin e lojërave që do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës, me pjesëmarrjen e sportistëve dhe trajnerëve nga mbarë bota, duke përfshirë edhe delegacionin nga Kosova.
Sportistët kosovarë, të shoqëruar nga përfaqësuesit dhe trajnerët e tyre, valëvitën flamujt shtetërorë.
Flamuri i Kosovës është mbajtur nga xhudistët Nora dhe Akil Gjakova.
Kosovo parades at the #Paris2024 opening ceremony.
This marks Kosovo’s third participation in the #Olympics since debuting in Rio 2016. pic.twitter.com/n7bYzvKrsT
— Admirim (@admirim) July 26, 2024
Kosova është përfaqësuar nga tetë sportistë në këtë ngjarje të rëndësishme, megjithëse boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme në parakalim. Në total, vendi merr pjesë me gjashtë sportistë të kualifikuar dhe tre sportistë me ftesë të universalitetit.
Nga xhudoja, Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Donjeta Sadiku do të garojë në boks, ndërsa Gresa Bakraqi në atletikë. Sportistët Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do të konkurrojnë në not.