Nushi për Qeverinë Kurti: Këta edhe veteranët e UÇK-së i patën lidhë me Serbinë

"Kur veteranët protestonin për pensionin e tyre te vogël, Xhelali pati thënë që krejt ata që dalin në protestë po bëhen vegla të Serbisë"

Nol Nushi, nga PSD-ja

Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nushi ka deklaruar se Qeveria aktuale ka lidhur veteranët e UÇK-së me Serbinë, teksa ka rikujtuar një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Këta edhe veteranet e UÇK-e i patën lidhe me Serbinë.

Kur veteranët protestonin për pensionin e tyre te vogël, Xhelali pati thënë që krejt ata që dalin në protestë po bëhen vegla të Serbisë”, ka shkruar Nushi  në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika