Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ish-ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Bernard Kouchner, gjatë vizitës së tij në Paris.
Kurti shfrytëzoi këtë rast për të shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e Kouchner-it në Kosovë, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbeu si përfaqësuesi i parë special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
“Në Paris pata kënaqësinë të takohem me një përkrahës të gjatë të vendit tonë, ish-ministrin 🇫🇷 të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Bernard Kouchner, i cili ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Së bashku diskutuam suksesin e pashembullt të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në vitin 1999, si dhe përparimin e madh që ka bërë Kosova në këto 25 vjet që nga çlirimi ynë. E falënderova për kontributin e tij të panumërt në këtë progres gjatë kohës së tij si PSSP dhe më pas si Ministër kur Kosova zyrtarisht shpalli pavarësinë e saj”, ka shkruar Kurti në X.
In Paris, I had the pleasure of meeting with a longtime supporter of our country, the former 🇫🇷 Minister of Foreign and European Affairs, Bernard Kouchner, who also served as the Special Representative of the Secretary General of the United Nations in Kosova.
Together we… pic.twitter.com/I6RGIpB1Eu
— Albin Kurti (@albinkurti) July 26, 2024