Donjeta Sadiku, garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike

Të premten në mbrëmje edhe zyrtarisht u hapën Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, në ceremoninë madhështore në zemër të Parisit, aty ku prezent ishin tetë mijë sportistë nga anembanë botës, në mesin e tyre edhe Kosova me garuesit e saj.

E para që nis përfaqësimin e Kosovës në ngjarjen që organizohet në kryeqytetin francez, do të jetë 25-vjeçarja, Donjeta Sadiku e cila sot zhvillon meçin e saj në kërkim të medaljes olimpike.

Pengesa e parë e Sadikut në ‘Paris 2024’ do të jetë boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek me meçin i cili i takon kategorisë deri në 60 kilogramë.

Në rast se Sadiku arrin ta kalojë me sukses kundërshtaren Somnuek, atëherë ajo do të kishte përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në një çerekfinale potenciale do të boksonte ndaj Kellie Harrington nga Irlanda.

Sadiku në ‘Paris 2024’ është me normë olimpike dhe nga nëntë garues sa e përfaqësojnë Kosovën gjithsej, ajo do ta nis e para.

Meçi mes Sadikut dhe Somnuek do të nis me fillim nga ora 21:00.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika