Të paktën 30 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë

FOTO:REUTERS

Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe zyra për media e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi bënë publik numrin e viktimave të sulmit në shkollën në Deir al-Balah, që është një prej zonave më të populluara me palestinezët që janë të zhvendosur. Autoritetet shëndetësore thanë po ashtu se më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur.

Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një “qendër komanduese të Hamasit dhe një qendre kontrolli brenda ndërtesës së shkollës Hadixha në Gazën qendrore”.

Përmes njoftimit, Izraeli pretendoi se shkolla është përdorur për të nisur sulme kundër trupave të tij, duke shtuar se ka paralajmëruar civilët para se të kryente sulmin.

Në sulme të ngjashme që ka kryer në të kaluarën ndaj infrastrukturave civile, ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin se po i vë në rrezik civilët, duke e akuzuar grupin radikal se operon brenda lagjeve të banuara, shkollave dhe spitaleve. Hamasi mohon këto akuza.

Më herët gjatë së shtunës, autoritetet palestineze në Gazë raportuan për të paktën 12 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin jugor të Han Junisit.

Ushtria izraelite urdhëroi një evakuim të përkohshëm nga disa lagje të Han Junisit, pasi tha se do të kryejë një operacion ushtarak.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 39.100 palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika