Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike 2024 duke thënë se këto lojëra po e sjellin botën në kryeqytetin francez.
Kurti ka pohuar se presidenti i Francës, Emannuel Macron i ka bërë bashkë ditën e premte liderët dhe partnerët e rëndësishëm të botës demokratike.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Élysée. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, ka shkruar Kurti në Facebook.