“Ministrja e kanaxheqeve” përcjellë garat e “pehlivanëve” në Ujman, Kastrati ironizon me ministren Gërvalla

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka ironizuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila kishte përcjellë garat e kërcimit në Ujman me rastin e shënimit të Ditës së rënies së policëve të Kosovës në kryerje të detyrës, ku ajo kishte shkruar se “Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe”.

Kastrati ka thënë se “ministrja e kanaxheqave” përcjell spektakle por nuk ka sjellë “asnjë njohje” duke shtuar se vendi është zhytur në “fukarallak” e sanksione.

Ai tutje ka pyetur se “detashmenti kulturor komunist” [kabineti qeveritar] nëse tërheqen amerikanët nga Kosova a do ta mbrojnë veriun e vendit.

“Paska shkru kjo ministrja e kanaxheqave , jo për ndonjë njohje të re, por për garat e ” pehlivanave” në Ujman. Jetojmë të izoluar prej botës gati si në kohën e Enver Hoxhës, në papunësi e fukarallëk, asnjë njohje e me 500 milion sanksione. Ndërsa, bash sikur ministrat imbecilë të Enver Hoxhës këta gjejnë kohë me shku me i pa garat e “pehlivanave” që kërcejnë nga ura në liqen”, ka shkruar Kastrati.

Tutje ai ka thënë se “P.sh. me u tërhjek amerikanët si në Afganistan, a thua a shkojnë me mbrojtë këta  dhe pehlivanat veriun apo ju zvogëlohet Ujmani sa guaca e toaletit? Shikoni në foto detashmentin kulturor komunist. Me çka e ka meritu Kosova me qeverisë këta lloj imbecilash, spo mundem me i ra në fije. Zoti na ruajt!”, ka shkruar Kastrati.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika