Bashkatdhetari nga Podujeva, L.A., të premten e 26 korrikut humbi jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.
Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Siç raportohet ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë.
Njësitet që intervenuan nuk arritën të depërtonin në atë zonë të thepisur malore, çka detyroi angazhimin e një helikopteri privat për të realizuar operacionin.
Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të mërgimtarit, u angazhua një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Tani trupi i pajetë do të dërgohet në Kosovë.
Nga ana tjetër Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se operacioni “Maja e Thatë1”, është përmbyllur me sukses.
Tre alpinistë nga Kosova arritën të shpëtonin në zonën e Valbonës, njëri vdiq