Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje

Foto ilustrim, ushtrim i dhunës

Policia e Kosovës përmes raportit ditor të saj ka njoftuar se kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje në vendin tonë. Ngjarjet kanë ndodhur në Pejë, Lipjan, Vushtri dhe Graqanicë.

Sipas Policisë thuhet se në Lipjan babai ka raportuar se ka pasur përleshje fizike me djalin e tij. Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë.

“DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, në Vushtrri një burrë është arrestuar pasi e ka rrahur gruan e tij. Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Vushtrri / 27.07.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa në Pejë kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.

Në rastin e parë një burrë është sulmuar fizikisht nga gruaja dhe dy djemtë e tij. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Në rastin tjetër një person është arrestuar pasi ka sulmuar motrën dhe familjarët e burrit të saj.

“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Burri raporton se u sulmua nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij në Pejë

 

Policia bëri të ditur se një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Graqanicë / 27.07.2024 – 22:30. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika