Cilat janë mangësitë më të mëdha të evituara tek ministritë dhe komunat? -flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Rezultatet e raportit të Auditimit për 2023 kanë evidentuar më së shumti mangësi në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministrinë e Arsimit, ndër komunat përmenden Malisheva, Vushtrria dhe Ferizaj, teksa te ndërmarrjet publike Trepça, KRU Prishtina, Termokosi dhe KRU Hidrodrini

Zyra e Auditimit Kombëtar në Republikën e Kosovës

Rezultatet e raportit të Auditimit për 2023 kanë evidentuar më së shumti mangësi në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministrinë e Arsimit. Sa i përket komunave ato përmenden si Malisheva, Vushtrria dhe Ferizaj, teksa te ndërmarrjet publike Trepça, KRU Prishtina, Termokosi dhe KRU Hidrodrini.

Ndihmësi i auditorit të përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Zukë Zuka ka thënë për KosovaPress se në raportet e auditimit për 2023 mangësitë më të mëdha ndërlidhen me keq klasifikimin e shpenzimeve, regjistrimin e pasurisë, proceset e prokurimit, tejkalimet e pozicioneve.

“Kryesisht çështjet që kanë ndikuar në opinion për nivelet qendrore dhe lokale, kanë të bëjnë më shumë në aspektin financiar që ndërlidhen me keq klasifikimin e shpenzimeve, regjistrimin e pasurisë, mosvijueshmërinë në punë… 1:36 Sa i përket çështjeve që ndërlidhen me konkluzionet e pajtueshmërisë është një listë më e gjerë. Këtu kanë të bëjnë me proceset e prokurimit, mangësitë dhe proceset e prokurimit, siç është vlerësimi i ofertave, shpërblimi i operatorëve ekonomikë, të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret sipas dosjeve të tenderit, tejkalimet e pozicioneve të cilat janë të nënshkruara në kontratë, por ato janë tejkaluar pa u respektuar dispozitat ligjore”, ka thënë Zuka.

Mangësitë më të mëdha të evidentuara nëpër komuna, sipas Zukës janë moszbatimi i kritereve, mungesa e monitorimit të menaxhimit të kontratave, tejkalimet në furnizim, përdorimi i fondeve nga disa projekte për qëllime tjera.

“Në disa raste komunat kanë përdorur fonde nga disa projekte për qëllime të tjera. Nuk janë zbatuar kriteret, vendosja edhe për kontrata, ka pasur edhe te komunat mungesë monitorimit të menaxhimit të kontratave, tejkalim në furnizim sasi të kontraktuara, përdorimi i kontratave joadekuate, të cilat kanë shkaktuar tejkalim të vlerës së tyre në raport me vlerën e parashikuar…Kemi rastin te Malisheva – mbi 8 milionë janë kontratat, kemi raste edhe në dy komuna tjera Vushtrri mbi dy milionë dhe Ferizaj që ka kontrata mbi dy milionë, por të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme”, ka thënë Zuka.

Ai ka bërë të ditur se janë audituar të gjitha komunat në Kosovë, teksa lëshimet ka folur edhe mbi mangësitë e evidentuara në institucione dhe ndërmarrjet publike, ku ka thënë se lëshimet më së shumti kanë të bëjnë me procesin e prokurimit dhe hartimin e pasqyrave financiare.

“Më së shumti janë në Ministrinë e Infrastrukturës, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Ministrinë e Arsimit për arsye ndoshta se edhe që janë ministri më të mëdha dhe kanë buxhet më së shumti, sidomos në procesin e prokurimit… 6:02 Sa i përket ndërmarrjeve publike, çështjet e identifikuara më shumë lidhur me përpilimin e hartimit të pasqyrave financiare. Në ndërmarrjet publike ka pasur raste të cilat ka pasur lëshime te proceset e prokurimit. 13:59 Trepça prin me çështje që i kemi më të mëdha, KRU Prishtina, Termokosi, Hidrodrini”, ka thënë ai.

Në vitin 2023, nga auditimi del se 38 çështje janë më pak se vitin e kaluar dhe cilësohet si vit me raporte me numër shumë më të ulët. Në nivelin qendror numri i gjetjeve është 35 më pak, te ndërmarrjet publike 20, ndërsa te niveli lokal numri është më i lartë sesa vitin e kaluar.

Ndryshe, gjatë shpalosjes së rezultateve të auditimit në nivel vendi për 2023, auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca muajin e kaluar kishte bëri më dije se procesi i auditimit kishte evidentuar mangësi në shumicën e institucioneve në fushën e raportimit financiar po ashtu edhe në kuadrin e pajtueshmërisë ligjore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika