Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës është deklaruar përmes një reagimi publik ku ka njoftuar se autoritet në Shqipëri nuk kanë ofruar helikopter, përkundër thirrjeve të shumta që kanë bërë. Sipas SHKSHMK-së thuhet se autoritetet shqiptare nuk i kanë ofruar helikopter për shkaqe teknike.
SHKSHMK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se vonesa e evakuimit të viktimës ka ndodhur nga premtimet “boshe” dhe jo mos “qasja te viktima”.
“E gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde”, thuhet në reagim.
“Edhe pas shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit, nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme”, vijon reagimi.
Më tej, thuhet se më datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës.
“Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë. Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses. Me të marrë lajmin, dy skuadra janë aktivizuar dhe kanë filluar operacionin e koduar “Maja e Thatë 1″. Ky operacion ka filluar me koordinim të plotë me institucionet e shtetit Shqiptar Policinë e shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë”, bëhet e ditur në reagim.
Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë