Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar fitoren e Distria Krasniqit në përballjen e saj të parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “disa ndeshje në Paris po zgjasin më shumë se katër minuta, rrallë rreth një minutë, por njëra vetëm 39 sekonda”.
“Si është e mundur”, vijoj Kurti.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Distria mposhti për 37 sekonda garuesen nga Indonezia. Në çerekfinale do të ketë përballë izraeliten Gefen Primo.