Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur synimin e tij për të organizuar Samitin e NATO-s në Tiranë dhe ka vendosur kandidaturën për vitin 2027.
“Dua të vendosim qershinë mbi tortë në mandatin e katërt dhe dua të kemi në Tiranë Samitin e NATO-s. Kemi vendosur kandidaturën për vitin 2027 dhe do të angazhohemi për t’i bindur se nuk ka vend më të mirë se Shqipëria,” ka deklaruar Rama.
“Do t’i garantojmë që nuk do t’i çojmë në Vlorë për të ngrënë, se nuk po i bëj antireklamë Vlorës, se gatuajnë shumë mirë, por më kanë mërzitur me ato çmime,” ka thënë ai, raporton Top Channel.
Rama ka folur edhe për çmimet e larta në Vlorë, duke shprehur shqetësimin e tij për kostot e larta të jetesës dhe turizmit në këtë qytet bregdetar.
Megjithatë, ai ka shprehur optimizëm për përmirësimin e situatës me hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vitin e ardhshëm.
“Do të hapim vitin e ardhshëm edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Do t’ia sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion, që t’ia vënë çmimin e taksisë nga Aeroporti në Vlorë më shumë se çmimi i biletës nga Londra në Vlorë,” ka thënë Rama, duke theksuar ironinë në çmimet e larta të transportit lokal.
Rama propozon Elisa Spiropali për kryetare të Kuvendit, njofton edhe për disa ndryshime në Qeveri