Qytetarët po përballen me pritje deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit të së dielës nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 30 metra e gjatë.
Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.
Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.