15 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare, konfiskohet “arsenal” armësh

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona për përdorim të armëve në ahengje familjare. Arrestimet u bënë në Ferizaj, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Gjilan, ku u sekuestruan disa armë dhe municione.

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona gjatë vikendit që lamë pas, të dyshuar për përdorim të armëve në ahengje familjare në disa qytete të vendit.

Rasti më i rëndë u raportua në Ferizaj, ku u arrestuan gjashtë persona për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.

Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit,  një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftim.

Në Pejë dhe Klinë, pesë persona u arrestuan për posedim të paautorizuar të armëve.

“Arrestohen pesё (5) persona tё dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm

Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm

    • Njё (1) Armё pistoletё TT
    • Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё
    • Njё (1) Armё pistoletё Zoraki cal 9mm
    • Njё (1) karikator tё sё njejtёs armё
    • Pesёdhjetё e nёntё (59) gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Në Gjakovë, dy persona u arrestuan pas përdorimit të armëve të zjarrit në ahengje familjare. Njëri prej të arrestuarve kishte një pistoletë Valtro dhe katër gëzhoja, ndërsa tjetri një pistoletë Blow dhe gjashtë gëzhoja. Të dy u liruan në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rr. Ardhmëria,Gjakovë 28.07.2024-23:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Valtro dhe katër gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Skivjan,Gjakovë 28.07.2024-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit e llojit Blow dhe gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

Në rajonin e Gjilanit, dy persona u arrestuan për përdorim të armëve në ahengje familjare. Njëri nga të dyshuarit në Rogoqicë të Kamenicës shkaktoi lëndime trupore një personi tjetër, dhe të dyshuarit iu konfiskuan dy armë zjarri. Në qytetin e Gjilanit, një tjetër person u arrestua dhe nga ai u sekuestrua një armë zjarri Ekoll kalibër 9 mm dhe 11 gëzhoja.

“Rogoqicë, Kamenicë 28.07.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.  Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 28.07.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari kane konfiskuar armën e zjarrit Ekoll e kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim. 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika