Një grua është arrestuar të dielën pasi dyshohet se ka goditur një këmbësore teksa drejtonte veturën në Suharekë.
Këmbësorja si pasojë e lëndimeve është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e saj.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Suharekë 28.07.2024-20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, godet këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasoj e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa, sipas njoftimit, e dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Aksident trafiku me fatalitet”.