Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu më 15 vjet

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë

Gjykata Themelore e Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sjediu është dënuar me 15 burgim vjet për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Vendimi i gjykatës gjithashtu liroi Krivaqën nga akuza për veprën penale të dhunimit dhe Sejdiun nga akuza për ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Ferizajt edhe më 4 gusht 2023 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Edhe Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Por, rasti ishte kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë në shkurt të këtij viti.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa thuhet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme. Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika