Murati kritikon Kushtetuesen për mospublikimin e aktgjykimit të plotë për Pagën Minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vonesën në publikimin e aktgjykimit të plotë mbi Ligjin për Pagën Minimale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mospublikimin e plotë të aktgjykimit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.

Vendimi i gjykatës në fund të qershorit i dha të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për Pagën Minimale, por aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar, më shumë se një muaj pas njoftimit fillestar, gjë e cila ka nxitur Muratin të reagojë.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën”, ka shkruar Murati.

Murati, në një postim në Facebook, theksoi se dhjetëra mijëra të punësuar kanë pritur tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji dhe rritjen e pagave të tyre. Ai vuri në dukje se vonesa e gjykatës gjatë shqyrtimit, e cila zgjati 11 muaj, ka shtyrë më tej zbatimin e ligjit.

“Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre.  Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, ka shkruar Murati në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika