Pas Muratit, edhe ministrja Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese

Pas reagimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mospublikimin e aktgjykimit të plotë për Ligjit për Pagën Minimale nga Gjykata Kushtetuese, një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu për Ligjin për Byronë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Pas ministrit të Financave, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Kritika e ministres Haxhiu bëhet fjalë për vonesën e Gjykatës Kushtetuese në publikimin e aktgjykimit të plotë mbi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka pyetur se edhe sa ditë i duhen Kushtetueses që ta publikojë aktgjykimin e plotë të ligjit, pasi sipas saj, janë bërë 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim çështjen.

“Edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese? Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve.

Po ashtu, gjatë kësaj dite ministri i Financave, Hekuran Murati ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mospublikimin e plotë të aktgjykimit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.

Vendimi i gjykatës në fund të qershorit i dha të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për Pagën Minimale, por aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar, më shumë se një muaj pas njoftimit fillestar, gjë e cila ka nxitur Muratin të reagojë.

Murati kritikon Kushtetuesen për mospublikimin e aktgjykimit të plotë për Pagën Minimale

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika