Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë provokimet.
Kjo sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po ka provokime me gishta.
Ai i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që po ruan rendin dhe qetësinë publike, që të ndërmarrin masa.
“I drejtohem policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa, sepse nga dritaret e kuvendit që po hapen po provokojnë me gishta”, ka thënë ai.
Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve të mos përleshen me policinë.
“Në bazë të informacioneve që kemi, pushteti do që ta provokojë situatën. Ju lus të gjithë veteranët, invalidëve dhe të gjithë pjesëmarrësve, ne me policinë nuk kemi probleme ata janë shokët tanë, po e ruajnë rendin dhe qetësinë. Kërkoj nga pushteti që po bën provokime që të ndalojë provokimet dhe të kthehet që ta tërheqë ligjin”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, deputetë që shkelin ligje, që shkelin kushtetutën “nuk e kanë vendin këtu”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,(VV), Halil Thaçi nuk është lejuar të hyjë në Kuvend nga veteranët e UÇK-së.