Opozita akuzon pushtetin për shkelje ligji në Komisionin hetimor për tekstet shkollore

Përkundër mungesës së kryetarit Shemsedin Dreshaj, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka vazhduar intervistimin e dëshmitarëve. Këtë e ka cilësuar si joligjore Hykmete Bajrami por megjithatë, intervistimi ka vazhduar për të tjerët

Një gjë krejt e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Fjala është për Komisionin Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Ndonëse kryesuesi Shemsedin Dreshaj, kishte njoftuar anëtarët se puna do të vazhdonte pas pushimeve, çuditërisht deputetët e mazhorancës u mblodhën.

Madje edhe zgjodhën kryesues të këtij komisioni e ftuan ish ministra për intervistim.

Një gjë e tillë ka nxitur një reagim të ashpër të anëtarit të këtij Komisioni, Ardian Kastrati.

Sipas tij, mazhoranca shkeli ligjin me dy këmbë.

Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI, siç na ka emëruar edhe neve. A është kjo befasi? Jo aspak. Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA ( në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi”, ka thënë Ardian Kastrati, deputet i PDK-së.

Një gjë krejt e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Fjala është për Komisionin Hetimor për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Ndonëse kryesuesi Shemsedin Dreshaj, kishte njoftuar anëtarët se puna do të vazhdonte pas pushimeve, cuditrisht deputetët e mazhorancës u mblodhën.

Madje edhe zgjodhën kryesues të këtij komisioni e ftuan ish ministra për intervistim.

Një gjë e tillë ka nxitur një reagim të ashpër të anëtarit të këtij Komisioni, Ardian Kastrati.

Sipas tij, mazhoranca shkeli ligjin me dy këmbë.

”Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI, siç na ka emëruar edhe neve. A është kjo befasi? Jo aspak. Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA (në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi”, ka thënë Ardian Kastrati, deputet i PDK-së.

E një zëri me Kastratin qe edhe ish-ministrja Hykmete Bajrami e cila nuk pranoi të intervistohej duke kontestuar bazën ligjore të mbledhjes.

”Kjo mbledhje po mbahet jashtëligjshëm”, ka thënë ndër të tjera Hykmete Bajrami, ish-ministre e arsimit.

Këtë e mohoi deputeti Muja, i cili tha se në bazë të Ligjit mbledhjet mbahen detyrimisht me ftesën e një të tretës së deputetëve.

”Neni 11 thotë se mbledhjet detyrimisht mbahen me ftesën e një të tretës së deputetëve. Meqenëse po i referohesh Ligjit për hetim parlamentar është neni 11 pika 3 që thotë se mbledhjet detyrimisht mbahen me ftesën e një të tretës së deputetëve. Në këtë rast nëse ka pasur ndonjë shkelje i takon kryesuesit apo zëvendës kryesuesit sepse kuorumi ekziston dhe mbledhja detyrimisht duhet të mbahet”, deklaroi Armend Muja, deputet i LVV-së.

Në ndërkohë pranë këtyre deputetëve është intervistuar ish ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Ai ka treguar se në të kaluarën nuk kanë pasur telashe me formën e subvencionimin e teksteve shkollore.

”Nuk ka pas telash….”, ka thënë Arsim Bajrimi – Ish ministër i Arsimit.

Në ndërkohë, pjesëmarrjen këtu e kishte konfirmuar edhe ish ministri i financave Bedri Hamza, porse atij nuk i erdhi radha.

Kjo pasi që pas pauzës Komisioni nuk pati kuorumin e nevojshëm për të vazhduar mbledhjen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika