Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës , Ragmi Mustafi, ka thënë se koalicioni i APN-së është “peng i projektit të BIA-së për implementimin e platformës “Bota Serbe”.
Në një postim në Facebook, Mustafi teksa ka njoftuar se sot po mbahet seanca konstituive për Komunën e Bujanocit, të drejtuar nga një koalicion të APN-ës, Arbër Pajaziti e Driton Rexhepi, me të gjitha partitë serbe dhe një subjekti romë ka thënë se koalicioni i APN-ja ka bërë bashkë listat “ALEKSANDAR VUÇIQ – BUJANOVAC SUTRA me 7 mandate, Dr. Dejan Stojanoviq Meçe – BIRAJ BUDUĆNOST : 5 mandate, SPP – SVI SMO JEDNAKI – ROMË: 2 mandate, PROMENE SAD ZA NAŠE SELO I GRAD : 1 mandat”.
“Sot po mbahet seanca konstituive për Komunën e Bujanocit, të drejtuar nga një koalicion të APN-ës, Arbër Pajaziti e Driton Rexhepi, me të gjitha partitë serbe dhe një subjekti romë.
Me 8 shqiptarë, 13 serbë dhe dy romë duke çuar në opozitë 18 shqiptarë.
Pra, APN-ës me 8 mandate arriti të paarritshmen. Të bëjë bashkë listat ALEKSANDAR VUÇIQ – BUJANOVAC SUTRA me 7 mandate, Dr. Dejan Stojanoviq Meçe – BIRAJ BUDUĆNOST : 5 mandate, SPP – SVI SMO JEDNAKI – ROMË: 2 mandate, PROMENE SAD ZA NAŠE SELO I GRAD : 1 mandat. Ky koalicion është peng i projektit të BIA-së për implementimin platformës ‘Bota Serbe’ të inicuar nga Aleksandër Vulin. Dëshmia më e mirë është zbarkimi i zyrtarëve të lartë dhe apariçikut të Serbisë së Vuçiqit në Bujanoc”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Tutje, ai ka thënë se 18 këshilltarë shqiptarë publikisht i kishin ofruar pozitën e kryetarit të Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, në mënyrë që të ndërtohen institucionet e vetëqeverisjes lokale me shumicë shqiptare, duke thënë se “vetëm me mbështetjen e shqiptarëve bëheni kryetar i vërtetë i komunës”.
“18 këshilltarë shqiptarë publikish i kishin ofruar pozitën e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe të ndërtojmë institucionet e vetëqeverisjes lokale me shumicë shqiptare. Sepse me SNS-in e Vuçeviqit e të Vuçiqit vetëm mund të luani rolin e kryetarit, kurse me mbështetjen e shqiptarëve ju bëheni kryetar i vërtetë i komunës”, ka vijuar Mustafi.