Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve po vërehet edhe gjatë kësaj të marte [sot]. Pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin me një orë e gjysmë e herë dhe me një orë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë rreth orës 13:00 thuhet se pritjet për të hyrë në pikën kufitare te Dheu I Bardhë është rreth një orë e gjysmë.
Kolona te kjo pikë kufitare zgjat 700 metra.
Edhe te pika kufitare në Muçibabë pritet një orë për të hyrë dhe kolona është e gjatë 500 metra.
Në pikat e tjera kufitare fluksi është i zakonshëm, rreth 5-10 minuta.