Rritet në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi me thikë në Angli

Një i dyshuar 17-vjeçar është në paraburgim nga policia pas një sulmi me thikë në Angli që vrau tre fëmijë

Policia punon në vendin e ngjarjes ku një burrë u arrestua pasi njerëzit u goditën me thikë në Southport, Britani, 29 korrik 2024. REUTERS/Temilade Adelaja

Ka shkuar në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi i së hënës në një ngjarje vallëzimi në veri të Anglisë.

Policia konfirmoi të martën se fëmija i tretë vdiq si pasojë e plagëve të marra në sulmin me thikë një ditë më parë në Southport, në veri të Liverpulit.

Një 17-vjeçar po mbahet në paraburgim si i dyshuar për vrasje dhe tentim vrasje, pas incidentit në “seminarin e jogës dhe vallëzimit Taylor Swift” në Southport, një ngjarje verore për fëmijë të moshës mes gjashtë dhe 11 vjeç.

Policia tha se që të tri viktimat janë vajza të moshës gjashtë, shtatë dhe nëntëvjeçare. Tetë fëmijë të tjerë pësuan lëndime, prej të cilëve pesë janë në gjendje të rëndë.

Dy të rritur u plagosën rëndë në përpjekje për t’i mbrojtur fëmijët nga sulmuesi i armatosur me thikë, tha policia.

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, tha se ndihet e tmerruar me atë që ndodhi në Southport.

“Më ka kapluar tmerri i sulmit të djeshëm në Southport, jam plotësisht e tronditur. Ata ishin thjesht fëmijë të vegjël, duke mësuar vallëzim”, shkroi ajo në Instagram.

Adhuruesit e këngëtares amerikane grumbulluan mbi 64.000 dollarë online për t’i ndihmuar familjet e viktimave dhe për spitalin ku po mjekohen disa prej fëmijëve të plagosur.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e quajti të “tmerrshëm” sulmin, ndërsa mbreti Charles dhe familja e tij thanë se janë të tronditur nga kjo ndodhi.

Policia e Merzesajd tha se nuk është i qartë motivi i sulmit, por nuk besohet se ka të bëjë me terrorizëm. Policia nuk është në kërkim të ndonjë personi tjetër në lidhje me sulmin./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika