Ka filluar seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, të cilën e ka hapur kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ndërsa opozita ka filluar me brohoritje, duke goditur tavolinat me shishe, për të kundërshtuar kështu ligjin për pagën minimale, si shenjë solidarizimi me protestën e veteranëve.
Fjalën e ka marrë fillimisht, deputeti i VV-së, Gani Krasniqi.
Gjersa ka kujtuar dëshmorët dhe ka uruar 23 vjetorin e çlirimit të komunave, Gani Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar edhe ndaj të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
“Nuk do dëshiroja që Ramushi të na shajë në nanë e babë”, ka thënë Krasniqi duke theksuar që “I shami të shan”.
Ndërkohë, prezent në seancën e 16 qershorit, është edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili është parë duke qeshur.