Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur krenare pas fitores së Laura Fazliut e cila mori medaljen e bronztë olimpike në “Paris2024”.
Ajo ka falënderuar edhe ekipin e xhudos për këtë fitore, Majlinda Kelmendi dhe Toni Kuka.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Osmani.
Po ashtu vlen të theksohet se para disa ditësh, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në “Parisi 2024”.