Kur pritet të ketë takim në mes Kurtit dhe Vuçiq?

Pas zgjatjes së mandandatit të emisarit Miroslav Lajçak nga Këshilli i BE-së, u ngrit edhe pyetja nëse mund të ketë një takim në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, por sipas njohësve të procesit të dialogut, kjo do të ndodh vetëm nëse BE tregon autoritetin mbi palët, por dhe se kjo varet nga kryeministri i Kosovës nëse heq dorë nga 3 kushtet që ka vendosur

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe zyrtarisht mandatin emisarit sllovak, Miroslav Lajçak, deri më 31 janar 2025.

E kjo domosdoshmërisht ia zgjatë punën edhe në dialogun Kosovë-Serbi, i cili është në një bllokadë, tash e disa kohë.

Atë do mund ta zgjidhte një takim në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ani pse një i tillë nuk po duket në horizont.

E nëse pritet një takim i tillë në mes dy liderëve nuk kthyen përgjigjëje nga zyra e Bashkimit Evropian.

Megjithatë si pak të mundëshëm po e sheh analisti poltik Visar Ymeri.

“Po tash sa i përket takimeve nuk mund të e përjashtoi tërsisht se edhe mund të ketë, edhe pse nuk më duket ndonjë arsyje pse me pas, përshkak se shihet që nuk ka kurfare progresi, edhe asnjë vullnet me ec përpara në zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Visar Ymeri, analist poltik.

Ymeri në këtë aspekt kërkon një dorë të “hekurt” nga BE, duke kërkuar progres në këtë drejtim.

“Bashkimi Europian është dashtë mëndoj unë për një kohë të gjatë, është dashtë me fillu me përdor shkopin, përveçse karrotën, karroten e premtur gjithnjë, që ky proces i dialogut të i jap rezultetet e veta”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, tek kjo pjesë analisti politik, Afrim Kasolli thotë se kjo varët më shumë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Duhet ta kemi të qartë se aktorët kryesor ndërkombëtarë janë të kënaqur me punën e z.Lajçak, a do mund të organizohet një takim i tillë varët nga vullneti i kryeministrit se sa do të i sakrifikoj disa nga kushtet që i ka vendosur në takimin e fundit”, ka thënë Afrim Kasolli, analist politik.

Përveç dorëzimit të Radoiçiqit, Kurti ka kërkuar që Serbia të tërhiqet nga letra që kishte dërguar në bllokun evropian ish-kryeministrja Ana Bërnabiq, përmes së cilës Beogradi shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kurti ka kërkuar që kjo marrëveshje, e arritur vitin e kaluar të nënshkruhet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika