Kritikat e ministrave vlerësohen si presion ndaj Kushtetueses

Kritikat e ministrave të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese po vlerësohen si presion dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ish-gjyqtarë të këtij institucioni gjyqësor, thonë se Kushtetuesja nuk ka afat të caktuar se për sa kohë duhet të përpilojë dhe publikojë vendimet e marra

Është bërë muaj prej se Gjykata Kushtetuese njoftoi për vendimet që kishte marrë për Ligjin për Pagën Minimale dhe atë për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Por, kjo Gjykatë ende nuk ka publikuar aktgjykimet e plota.

Për mospublikimin e tyre, kritika ndaj këtij institucioni, kanë adresuar dy nga ministrat e qeverisë Kurti, një ditë më parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar lidhur me Ligjin për Pagën Minimale, kurse ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për atë të Byrosë.

Por, kjo qasje e ekzekutivit, sipas ish-gjytarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu,  është e gabuar, derisa e vlerëson atë si është presion mbi këtë institucion.

“Ata nuk duhet të bëjnë ndonjë kërkesë apo presion për marrje vendimi sepse çështje që i ushtron Gjykata Kushtetuese nuk kanë të bëjnë me qeverinë, është një gabim nuk kanë të drejtë ministrat të kërkojnë të përshpejtohen procedurat për shkak se ato janë të sanksionuara.”, ka deklaruar Kryeziu.

Kryeziu tutje thotë se Gjykata Kushetetuese nuk ka afat të caktuar për përpilimin e aktgjykimeve dhe se kohëzgjatja e tyre varet nga kompleksiteti i rastit.

“Të gjitha kërkesat që janë në Gjykatën Kushtetuese nuk janë të njëjta, varësisht prej situatës dhe materies që duhet trajtuar, nuk ka ndonjë afat të përcaktuar se kur ato duhet të përfundojnë sepse brenda ka disa probleme të ndërlikuara që janë burokratik e duhet të tejkalohen”, ka vijuar Kryeziu.

Kritikat i vlerëson si ndërhyrje në drejtësi edhe juristi Anton Nrecaj, i cili thotë se nga praktikat e së kaluarës, përpilimi e publikimi i aktgjykemeve të plota merr kohë deri në 1 vit.

“Praktika të cilën e shofim te vendimet e Gjykatës Kushtetuese sidomos ligjeve që janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, mesatarja është një vit, dmth kur e kemi një aktvendim nga Gjykata, e cila e përfundon një cështje apo ankesë apo cështje që është duke u trajtuar”, ka deklaruar Nrecaj.

Dukagjini ka pyetur edhe Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kritikat ndaj saj, por nuk ka kthyer përgjigje.

Kushtetuesja i dha dritën e gjelbër Ligjit për Pagën Minimale, kurse atij për Byronë ia kontestoi 5 nene, derisa e rrëzoi ligjin tërësisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika