Vajza e Xhemajl Mustafës: Vrasja e babait erdhi prej oponentëve të tij politik

Më 23 nëntor 2000, Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtori i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, u vra, dhe autorët e krimit kurrë nuk u kapën. Vajza e tij, Bëriana Mustafa, beson se ka dëshmitarë të atentatit dhe se motivi i vrasjes ishte politik.

Bëriana Mustafa, vajza e Xhemail Mustafës

Më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemail Mustafa, bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, u vra në mënyrë makabre. Vrasësit e tij kurrë nuk u kapë kurrë dhe kjo ngjarje mbetet një nga rastet më misterioze në Kosovën e pasluftës.

24 vjet pas vrasjes, Bëriana Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, beson se ka dëshmitarë të atentatit ndaj babait të saj.

“Është folur për dy persona, për dy persona edhe një veturë ‘Askona’ më duket e këtij tipi që ka pritur, pastaj kam dëgjuar muhabete që ka qenë shofere një femër edhe dy meshkuj të cilët kanë dalur, për njërin thuhet që ka qenë pa flokë, por që nuk mundem me i adresu sepse unë nuk kam pa janë vetëm llafe të cilat i kamë dëgju”, ka thënë Bëriana në emisionin “Mendje Kriminale” në Dukagjin.

Bëriana nuk pajtohet me ata që thonë se në vrasje ka gisht Serbia. Sipas saj, motivi për vrasjen e Xhemail Mustafës mbetet politik.

“”Unë jam rezervu me drejtu gisht, përderisa nuk ke fakte nuk mundesh me i akuzu njerëzit, por a ka qenë vrasje politike është puro politike, a ka ardhur prej oponentëve të tij politikë ka ardhur, kushdo qofshin ata prej cilës do parti qofshin ata. Nuk jam shumë i prirur me besu verbërisht edhe me i mbyllë hermetikisht prej kësaj pale ose asaj pale. por që kundërshtar politikë po, vrasje me moti politik po”, ka shtuar Bëriana Mustafa.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika