Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur e ka sulmuar seksualisht.
Në njoftim thuhet se ngjarja është raportuar se ka ndodhur në mbrëmjen e të martës.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Prishtinë 30.07.2024 – 21:00. Viktima e mitur femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar rastin ku si i dyshuar është një mashkull i panjohur për viktimën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.