“O Albin ti ku je?”

Protesta e veteranëve të luftës po vazhdon të zhvillohet në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës është solidarizuar me protestuesit, teksa shihen duke u shpërndarë shishe me ujë

Ilustrim. Faton Klinaku, u.d. i OVL-UÇK

“O Albin ti ku je?”, është një nga brohoritjet e protestuesve.

Protesta e veteranëve të luftës po vazhdon të zhvillohet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Teksa po shprehin kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre, protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Policia e Kosovës është solidarizuar me protestuesit, teksa shihen duke u shpërndarë shishe me ujë.

Policia shpërndanë ujë për protestuesit

Ata kanë thënë se policia nuk duhet të sulmohet, pasi thonë se disa prej tyre janë shokët e tyre të luftës.

Policia ka bllokuar edhe hyrjen pas ndërtesës së Kuvendit.

Veteranët kanë akuzuar pushtetin për provokime.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nga dritaret e Kuvendit të Kosovës se disa persona po provokojnë duke bërë gjeste me gishta.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve të mos përleshen me policinë.

Turp, e ka quajtur një veteran sjelljen e qeverive që nuk po sigurojnë të drejtat e veteranëve të luftës.

“E bëmë luftën me përkrahjen e popullit, diasporës, me përkrahjen e Shqipërisë, e fituam lirinë me përkrahjen e NATO-s, pa president, pa kryeministër, pa ministra, pa deputetë, pa ligj, me të vetmin ligj moral – liri a vdekje. Prandaj qeveritë tona të na sjellin në këtë gjendje, është turp për ta, është mjerim për ta”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika