Koreja Veriore raporton një tjetër shpërthim sëmundjeje mes valës COVID-19

Koreja e Veriut thotë se po lufton një shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive përveç COVID-1, si dhe lideri verikorean, Kim Jong Un është duke dhuruar ilaçet e tij private për ata që janë prekur nga sëmundja e re

Korea Veriore me një sëmundje tjetër

Koreja e Veriut thotë se po lufton një shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive përveç COVID-19. Sipas këtij shteti, lideri verikorean, Kim Jong Un, ka dhuruar ilaçet e tij private për ata që janë prekur nga sëmundja e re.

Është e paqartë se sa serioze është epidemia e re, por disa mjekë të jashtëm thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të synojë të ndihmojë në imazhin e Kim si një lider që kujdeset për jetesën publike, pasi ai ka nevojë për mbështetje më të madhe publike për të kapërcyer vështirësitë e lidhura me pandeminë.

Lideri verikorean Kim Jong Un, të mërkurën e 14 qershorit, ka ofruar ilaçet për ata të cilët janë diagnostikuar me një epidemi akute enterike në qytetin juglindor Haeju.

Disa mjekë kanë deklaruar se epidemi enterike në Korenë e Veriut i referohet një sëmundjeje infektive si tifoja, dizenteria ose kolera, të cilat janë sëmundje të zorrëve të shkaktuara nga mikrobet nëpërmjet ushqimit dhe ujit të kontaminuar ose kontaktit me feçet e njerëzve të infektuar.

Ilustrim

Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se Qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me feces të personit të infektuar.

Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa verikoreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus.

Sëmundje të tilla ndodhin në mënyrë rutinore në Korenë e Veriut, së cilës i mungojnë objektet e mira të trajtimit të ujit dhe infrastruktura e kujdesit shëndetësor publik. Kjo e fundit ka mbetur e prishur që nga mesi i viteve ’90-ta .

Koreja Veriore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve të tjera.

Gjatë një konference të partisë në pushtet javën e kaluar, Kim pretendoi se situata pandemike e ka kaluar fazën e krizës serioze.

“Por vendi ende mban kufizime të ngritura që disa ekspertë të jashtëm thonë se do të tendosin më tej ekonominë tashmë të trazuar të vendit, të goditur nga një kohë e gjatë e lidhur me pandeminë” tha Kim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika