Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij Milan Radoiçiq, kishte ikur nga Kosova, ndërsa me “ardhjen e Albin Kurtit në krye është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën”.
“Radoiçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetur aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radoiçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radoiçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovënk, pra e shihni dallimin. VV-ja për me i fsheh këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesur me sulmu UÇK-në, edhe shembull rastin tim ‘është taku Ramushi me Radoiçin’”, ka thënë Haradinaj për Ekonomia Online.
Tutje ai ka thënë se “në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandant i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr”.
Haradinaj tutje ka thënë se Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.
“Në rastin kur jam takuar me Radoiçiqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind; krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetar i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës. Mos harroni jo unë jam takuar me të, me kënd është taku ai dhe serbët tjerë në atë kohë. Këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre, e kemi rastin e votës në parlament Lista Serbe dhe VV-ja, kundër kategorisë së lirisë. Këta kanë shpresuar UÇK-ja dhe atë që e japin jetën për Kosovën kanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtim në asnjë situatë. Unë me plotë kujdes e them, respekt për popullin tim, ky njeri është i Serbisë. Punët e tij nuk janë në favor të Kosovës, por të Serbisë. Me të largu vetëm pak prej misioneve të sigurisë të Amerikës, e dobëson shumë Kosovën e forcon shumë interesin e Serbisë dhe i forcon ato grupet që po e rrezikojnë. Ky këtë e bën me agjendë se e ka për detyrë”.
Ai ka përmendur edhe rastin e Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë e që dyshohet se u vra para disa ditëve në Serbi duke thënë se “më shumë të këqija i ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi”.
“Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fsheh pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha”, ka theksuar Haradinaj./EO