Osmani: Kurti ma konfirmoi se data ishte në rregull për të, mund ta pyesni pse mungoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me mungesën e kryeministrit Albin Kurti në takimin me krerët e partive politike, ka thënë se arsyet nuk i di presidenca dhe për këtë duhet të pyetet vetë Kurti.

“Ne nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni drejtpërdrejt atë. Supozoj se është në zyrë”, ka vijuar ajo.

Osmani ka theksuar se ftesa e parë i është bërë Kurtit dhe i njëjti e ka konfirmuar se kjo datë është në rregull për të.

“Nëse flasim për mospërfillje besoj është e kundërta. I kemi ftuar të gjithë, ftesa e parë i është bërë Kurtit, pasi ma ka konfirmuar që kjo datë është në rregull për të. Dhe ftesat kanë shkuar sipas madhësisë së partive. Të gjithë e kanë ditur. E falënderoj nënkryetarin e VV-së, që ka shprehur vullnetin të vij, por u dasht të aplikohet parimi i njëjtë për gjitha partitë. Në sytë e presidencës të gjitha janë të njëjta”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se edhe Lista Serbe dhe partia e ministrit Elbert Krasniqi kanë munguar në takim.

Ajo ka thënë se ka marrë përgjigje se kryeministri Albin Kurti ndodhet sot jashtë vendit, dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në takimin e sotëm, por ai rezulton të jetë në vend.

“Unë i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta. Nuk është se shpesh fton presidentja për takime për tema të tilla të interesit nacional, mirëpo secili kryetar i partisë i cakton prioritetet e veta. Kështu që kryeministri ka përcaktu prioritet tjetër. Këtë përgjigje jua paska dhënë juve [gazetares], ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë pak ma herët është që nuk është në Kosovë, mirëpo qenka”.

Ajo po ashtu ka treguar arsyet se pse në takimin e thirrur me partitë politike nuk ishte i pranishëm kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se kryeparlamentari Konjufca ka shprehur gatishmërinë të jetë në këtë takim, por për shkak se ftesa ishte në nivel të kryetarëve të partive politike, parimisht ai nuk mund të ishte i pranueshëm në takim.

“Nuk e kam parë që dikush e quajti bojkot mospjesëmarrjen e Konjufcës në takim. Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve partive. Konjufca e ka shprehur gatishmërinë e plotë që të vijë, mirëpo meqenëse të gjitha partitë kanë qenë të informuara, këtë parim ekemi mbajtur për të gjithë, ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika