Presidentja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, me një tjetër këngë të Dafina Zeqirit.
“Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdua pak me kënge të Dafinës, e ka një të re “me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”, deklaroi Osmani.
Gërvalla emrin e presidentes e ka përmendur derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani.
“Para se të kalojë të këngëtari i ardhshëm, pasi këndoi Dafina, këndoi këngën e presidentes ‘llafe, llafe’ “, ka thënë Gërvalla, e cila kryeministrin Kurti e quajti “superstar”.