Abdixiku: Vendit i duhet një Qeveri që e parandalon zhbërjen e shtetit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar 2025, duke theksuar nevojën për një qeveri të re që parandalon zhbërjen e shtetit dhe rikthen orientimin pro-perëndimor

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, ku ka zhvilluar takim me profesorë universitarë e me diplomatë, 13 korrik 2023.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka propozuar që zgjedhjet nacionale të mbahen më 26 janar të vitit 2025.

Abdixhiku ka thënë vendit i duhet sa më parë një qeveri që e parandalon zhbërjen e shtetit.

“Meqë, sipas përcaktimeve të afateve kushtetuese, në dispozicion na u ofruan katër data, ato të 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe në vijë me bindjet politike të Lidhjes Demokratike – se vendit i duhet sa më parë një Qeveri e re, që parandalon zhbërjen e shtetit, shëron polarizimin shoqëror, rikthen orientimin properëndimor e fokusohet në zhvillim e mirëqenie qytetare, propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i LDK-së ka theksuar se zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë.

Po ashtu, ai ka thënë se zgjedhjet vijnë në një “moment kritik të vendit, të gjeneratave të tashme dhe atyre që vijnë”.

“Prandaj, dhe përbashkimi i së djathtës sot është thirrje për shpëtim!”, ka shtuar ai.

Edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se partia e tij është gati për zgjedhje në çfarëdo date.

“Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një Qeveri të re, të përgjegjshme, kredibile dhe të aftë, e cila ka dijeni dhe kurajën që të rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson që presidentja Osmani do ta shpallë 26 janarin datë të zgjedhjeve të reja.

26 janari propozohet si datë për zgjedhje nga opozita

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika