Ish i burgosuri politik: Sefedin Mehu dëshmoi kundër meje në Gjykatë, para të gjithëve i pata thënë spiun

Ish i burgosuri politik dhe njëkohësisht veprimtar i cështjes kombëtare, Ibish Neziri, ka rrëfyer në “Debat Plus” për përjetimet e tij dhe torturat e përjetuara, të shkaktuara në mënyrë direkte dhe indirekte nga shqiptarët që ishin pjesë të UDB-së.

Ai ka treguar se hetues në rastin e tij ishte shqiptari Asllan Sllamniku, të cilin e përshkruan si “torturuesin më të ashpër”.

“Me rregulloren e tyre njeriu ka mundur të mbahet në mbajtje 72 orë, nëse nuk kanë arritur brenda kësaj kohe të nxjerrin diçka. Kanë kriju kanë gjetë rrugë tjera për ta zgjatë rrugë tjera. Pas 36 orëve, kanë ardhë nga Prishtina dy persona, njëri i gjatë pedant, dukej i qetë, tjetri i shkurtër i gjanë, mund të krahasohet me figurën e një gorille. I kam mësuar emrat, njëri ka qenë Slavkoviq, ndoshta Milivoje, tjetri është Asllan Sllamniku.Të dy përmenden në shumë raste. Nuk kanë qëndruar gjatë atë natë, më kanë mbajt deri diku në dy apo tre, pastaj kanë shku. Atë natë nuk përdorën forcë. Ishte vetëm ana psikike. Të nesërmen në mbrëmje më kanë dërguar në gjykatën për kundërvajtje, më kanë dënuar me 60 ditë burg për prishje të rendit dhe qetësisë publike, i gjetën provat për afishet. Kishim qenë të përcjelle, relativisht për shkak të zhvillimeve bukur kohë”, tha ai.

I pyetur nëse ndokush nga grupi i tij e kishte spiunuar, Neziri e mohoi një gjë të tillë. Por ai e përmendi emrin e një dëshmitari të rrejshëm, i cili kishte dëshmuar kundër tij në Gjykatë.

Neziri tregoi se këtij dëshmitari me emrin Sefedin Mehu, para Gykatës i kishte thënë spiun.

“Në grupin tim nuk kam identifikuar dikë që ka qenë i infiltruar. Pastaj në gjykim ka qenë një dëshmitar, kurrë s’e kam parë, aty i thashë spiun në Gjykatë. Emrin e kishte SEFEDIN MEHU. S’e kam parë më, as para asaj dite as pas asaj dite. Ai ishte dëshmitar që ne ishim bashkuar për veprimtari armiqësore”, tha ai.

Por, sipas tij, në burg kishte edhe gardianë shqiptarë që kishin sjellje korrekte me të dhe të burgosurit tjerë.

“Më kanë kthy në burg, nga kjo natë i prisja të tjerat zhvillime. Ato ishin netët pa gjumë rregullisht, posa binte zilja për të fjetur, binte në orën 9. Shtrihesha për të fjetur, nganjëherë s’bëja asgjë pos ecja nëpër çeli. Ishte e lodhshme, edhe 10-15 minuta hapej dera, gardianët që ishin në burgun e Pejës, me pak përjashtime edhe sot kësaj dite, edhe ata që janë të gjallë kur i shoh, ndalen dhe bisedoj me shumë respekt me njëri-tjetrin. Për shkak të sjelljeve të shkëlqyeshme në raport me të burgosurit politik”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika