Diskutohet mundësia e ndalimit të subvencioneve për pronarët që djegin toka

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë kanë diskutuar edhe mundësinë ligjore të sanksionimit me mos përfshirje në programe të subvencionimit për të gjithë ata pronar të tokave që djegin sipërfaqet e tokave të tyre

Foto ilustrim

Në përpjekje për të parandaluar dhe menaxhuar rastet e zjarreve gjatë sezonit veror, Policia e Kosovës organizoi një takim me përfaqësues të institucioneve kyçe.

Nën drejtimin e nënkolonelit Arbnesh Ajvazi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, u diskutuan masa konkrete për të reaguar ndaj rrezikut të rritur të zjarreve.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky koordinim, sipas njoftimit, synon mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe ambientit nga zjarret, të cilat janë një kërcënim serioz gjatë temperaturave të larta të verës.

Policia e Kosovës ka theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të zjarreve dhe bashkëpunimit me autoritetet.

“Zjarrvëniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj”, ka thënë nënkoloneli Ajvazi.

Për më tepër, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë paralajmëruan se pronarët e tokave që djegin sipërfaqet e tyre do të përballen me sanksione, përfshirë përjashtimin nga programet e subvencionimit.

Autoritetet apelojnë te qytetarët, veçanërisht ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore, të shmangin çdo formë të zjarrvënieve.

Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjent pa pagesë: AME (112), Policia (192), dhe Zjarrfikësit (193).

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika